Policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator pati mjaft punë me shkelësit e rregullave të komunikacionit.
E me këtë rast për të ngritur sigurinë në trafik organet e rendit kanë shtuar aktivitetet e tyre.
Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfilluar rregullat.
Në një përgjigje të këtij institucioni për Klankosova.tv janë 5 mijë e 556 leje të vozitjes të konfiskuar për nëntë muaj.
“5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”.
E po ashtu një numër i madh i shoferëve kanë ndëshkuar me pikë negative, gjithsejt 13 mijë e 532.