Berat Rukiqi ka patur një takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Pas takimit, kryetari i Odës Ekonomike ka njoftuar se 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe 50 për qind e shpenzimeve të qirasë për sektorët të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga masat e fundit do të subvencionohen nga qeveria.
Mjetet pritet të ndahen në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj./Indeksonline/