Shkruan: Bujar Fera
Ndër pasojat e një vendimi arbitrar për mbyllje shkollash në disa lokalitete nga kreu i Komunës së Kamenicës këtu në Komunën tonë si duket tash së fundmi ka krijuar rrethana krejt të reja dhe një prej ngjarjeve më dramatike edhe në nivel vendi. Është vendimi më arbitrar me të cilën u ndeshën të gjitha institucionet e vendit dhe zyrtarët e lartë të saj, e po ndeshemi tash e 13 ditë edhe ne si prindër të këtyre fëmijëve ku në fakt mbi 500 nxënës, çdo ditë nga ky fillimvit shkollor kanë mbetur peng pa mbarvatje të mësimit në objektet e tyre shkollore dhe se i cili duket se nuk do të zgjatet vazhdimisht.
Pra, këtu e kemi fjalën për ato vendime të cilat kanë lidhje kryekëput në trajtimin e një përfundjeje të ndërgjegjes ku në fakt mund të përmendim si një çmobilizimin mendor, papërgjegjshmërinë e përgjegjësve për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e sistemit arsimor nga tëhuajësimi i programeve ku disa nga shoqatat joqeveritare të cilat kishin për qëllim reformën në komunën tonë, e të cilat u vlerësua se nuk kanë legjitimitet në zhvillimin e reformave të reja në arsim brenda institucioneve të shtetit.
Institucione shtetërore e kanë të rregulluar statusin e tyre ligjor për rregullimin dhe funskionimin e sistemit të arsimit parauniversitar.
Andaj përderisa kemi institucione kredibile të shtetit të cilat janë legjitime dhe për bazë kanë ligjin mbi zhvillimin arsimit parauniversitar. Ne po presim tash e 13 ditë edhe pse pritjet nganjiher janë të gjata..!