Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Pavarësisht se të premten Qeveria e Kosovës mori masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kosovarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat.
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të Ligjit anti-COVID, në tërë vendin janë ndëshkuar 500 persona.