Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka trajtuar 335 raste me kancer të gjirit gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024, duke përfshirë 332 gra dhe 3 burra.
Këto raste përbëjnë 22% të sëmundjeve malinje të regjistruara deri në muajin shtator. Një aspekt pozitiv është diagnostikimi i 52% të këtyre rasteve në fazat e hershme (stadet I dhe II), çka reflekton ndërgjegjësimin në rritje ndaj kancerit të gjirit në Kosovë.
Trajtimet e ofruara ndjekin protokollet ndërkombëtare dhe përfshijnë barna të ndryshme, terapitë hormonale dhe radioterapi.