Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk parasheh mbyllje të institucioneve shkollore, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19.
Deri tash, pozitivë për këtë sëmundje kanë rezultuar 54 mësimdhënës dhe 22 nxënës të infektuar.
Në MASHT kanë deklaruar se shkollat nuk do të mbyllen, por se do të organizojnë mësimin sipas udhëzuesit të përgjithshëm të Ministrisë duke respektuar 3 skenarët, mësim në shkolla, mësim i kombinuar dhe mësim online, varësisht nga situata me pandeminë.
“Aktualisht gjendja në shkolla është në rregull, shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASH-it për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë Covid-19”, kanë deklaruar nga Ministria.
E kryeministri Avdullah Hoti nuk është përgjigjur nëse mund të mbyllen sërish shkollat në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, por ka thënë se do të veprohet sipas protokolleve në fuqi.