Ministri i Shëndetësis, Arben Vitia, ka vizituar Klinikën e Oftalmologjisë, i cili është pritur nga drejtori Ardian Shabani shkruan Radio Star.
Sipas ministrit në këtë klinikë do të ketë investime rreth 500 mijë eurove në pajisjet mjekësore dhe rregullimin e infrastrukturës.
Shkrimi i plotë:
Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.
Për fëmijët: së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”).
Për pacientët: Rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën.
Pajijset e reja mjekësore & infrastruktura e përmirësuar mundësojnë:
• Saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim
• Shërbime të reja
• Rritje të cilësisë së shërbimeve ekzituese
• Dyfishim të shërbimeve
• Ekonomizim të shpenzimeve publike
Vijon transformimi Klinikë për Klinikë.
Vendosja në përdorim e pajisjeve të reja minimizon rastet e trajtimit jashtë spitaleve publike. Kursejmë në afatmesëm rreth 6 milionë euro.
Për pacientët
Për shëndetësinë publike
#MinistriaShëndetësisë
#KlinkaEOftalmologjisë
#ShëndetiPublik