Policia po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 595 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Ndërkaq, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar për 8 të vdekur dhe 181 raste të reja COVID-19.