Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 mostra, prej të cilëve rezultojnë 728 raste pozitive.
Ndërkohë, janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Sipas institutit, rastet e vdekjes janë nga komunat Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
“Numri total i rasteve pozitive është 22.934 raste nga 103.839 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 732 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221.