Gjashtë persona janë helmuar nga ushqimi në një restoran në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani , se personat e helmuar janë dërguar në emergjencën e qytetit.
Ata janë helmuar gjatë darkës së Iftarit, mbrëmë.
“Në raport kemi gjashtë persona të helmuar në një restoran në Gjilan( emri është i njohur për redaksin e Radios Star ). Personat e helmuar janë dërguar në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Policia dhe njësitet e saj hetuese janë duke u marrë dhe duke e hetuar rastin”, tha Hashani