Të shtunën dhe të dielën, në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 61 aksidente trafiku prej të cilave 29 me persona të lënduar ndërsa të tjerat me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës, nuk është regjistruar asnjë aksident me pasoja fatale në vend.