Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë gjashtë ditëve të këtij muaji, marrë parasysh edhe numrin e të shëruarve, janë shtuar 76 raste aktive. Numri i rasteve aktive aktualisht është 13 mijë e 505.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe raportohet të jenë shëruar 2235 persona të prekur me COVID-19.
Numri total i të shëruarve është 27 mijë e 821
Ndërsa, sipas IKSHPK-së, gjatë ditës së djeshme në vend janë regjistruar edhe 560 raste të reja dhe janë shëruar 678 persona.