Shkruan: Olti Suliqi
Ne Asambleja e Fëmijëve të Komunës së Gjilanit sot për ditën e mësuesit vendosëm që t’i vizitojmë fëmijët me nevoja të veqanta në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët”Thimi Mitko”.
Aty ne dhuruam disa dhurata për fëmijët si dhe për mësuesen ku pam punën e palodhshme që kishte ndaj fëmijëve.
Fëmijët ishin shumë të lumtur për pranin tonë por gjithashtu edhe mësuesja ishte e kënaqur që ne i përkrahëm ata.
E falenderoj Kryesusen e Kuvendit të Gjilanit, Koordinatoren për të Drejtat e Fëmijëve, Kryesuesen e Grupit te Grave si dhe Zyrtaren për Barazi Gjinore që i’u bashkangjitën aktivitetit tonë dhe na përkrahën, si dhe falenderoj Drejtoreshen e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Thimi Mitko” për mikëpritjen.
Urime festën tuaj mësues të nderuar e të respektuar !