Skuadra e Dritës ka zyrtarizuar transferimin e Blend Baftiut nga Ballkanit të martën, teksa sot është publikuar edhe paga e majme e tij.
Sipas raportimit të Gazetës Enigma, Baftiu do të fitojë gjithsej 7 mijë euro në muaj apo 84 mijë euro në vit.
24-vjeçari nënshkroi kontratë me skuadrën gjilanase për dy vite dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit shtesë. Duke llogaritur kontratën e tij, Baftiu do të përfitojë gjithsej 168 mijë për dy vite, apo 252 mijë euro nëse e përmbush kontratën në total me tre vite.
Ish-futbollisti i Ballkanit, me të cilët u shpall edhe kampion është bërë futbollisti më i paguar në Superligën e Kosovës.
Përpos Baftiut, Drita ka transferuar edhe Besnik Krasniqin dhe Florian Smakiqin.