Shtatë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e Coronavirusit.
Me këto viktima numri i përgjithshëm i personave që deri më tani kanë humbur betejën me Covid-19 është 192, shkruan Reporteri.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 239 raste të reja me Coronavirus, shifër kjo mjaft e lartë dhe që po vazhdon me të njëjtin trend tash e disa javë.
Po ashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.