Edhe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës është treguar e rreptë me ata që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.
Sipas njoftimit gjatë 24 orëve janë shqiptuar 758 gjoba.
Numër i vogël i gjobave nuk ka qenë as ditëve të kaluar.
Vetëm gjatë së dielës dhe të hënës janë shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 380 gjoba.