Angela N. është 75 vjeçarja që vrau 7-vjeçarin me prejardhje nga Kosova, në Basel të Zvicrës.
Ajo ka treguar arsyen se pse e kishte kryer këtë akt.
Në një bisedë telefonike me ‘Telebasel’ 75-vjeçarja ka thënë se vrasjen e ka kryer për të marrë vëmendjen e autoriteteve.
Pas vrasjes, ajo ka telefonuar transmetuesin lokal “Telebasel” dhe një punonjësi i ka thënë:
“Unë sapo e vrava një fëmijë”. Jam larguar me dhunë nga banesa ime dhe nuk kam më të drejt të kthehem në banesën time. Askush nuk më dëgjon nga autoritetet. Në këtë mënyrë do të merrja vëmendjen e tyre”, citohet të ketë thënë pensionistja.
Ndërsa gazeta zvicerane “20 Minuten”, ka raportuar se 75-vjeçarja për dekada njihej si grua problematike bashkë me partnerin e saj.
Në vitet e 80-ta, derisa ata banonin në Bazel, pohonin se janë viktima të “çështjeve korruptive të Drejtësisë”.