Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme aktualisht janë duke u trajtuar 770 pacientë.
Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, thuhet se 630 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 608 po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
ADVERTISING
Raporti i plotë nga SHSKUK-ja:
Në bazë të raportit të punës për datën 20 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 770 pacientë.
630 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 608 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 321 pacientë:
250 të konfirmuar me Sars Cov-2, 13 në gjendje të rënduar, 267 me oksigjenoterapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive 112 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësia Sportive) 68 pacientë, Klinika Infektive III (Interno) 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 2 pacientë.
Mjekimi Intensiv – COVID 17 pacientë, + 4 në Intensiven e Klinikës Infektive, Klinika e Pediatrisë 12 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 449 pacientë:
380 të konfirmuar pozitivë, 20 në gjendje të rënduar shëndetësore, 341 me oksigjenoterapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit 61 pacientë
Spitali i Gjakovës 78 pacientë
Spitali i Pejës 101 pacientë
Spitali i Gjilanit 81 pacientë
Spitali i Ferizajt 64 pacientë
Spitali i Mitrovicës 47 pacientë
Spitali i Vushtrrisë 17 pacientë.