Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (14 mars–20 mars), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 12 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 777 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 12 aksidente trafiku, nga të cilat 5 me lëndime në njerëz, 7 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 777 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.