Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin, ka shqiptuar 795 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.
Sipas raportit 24 orësh, poashtu bëhet e ditur se janë gjobitur edhe 1,003 persona për kundërvajtje në trafik.
Policia njofton se vetëm dje kanë ndodhur 47 aksidente trafiku. Fatkeqësisht një rast ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 14 raste kanë rezultuar me të lënduar.
Të enjten janë arrestuar 24 persona për vepra të ndryshme penale, 11 janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 në vuajtje të dënimit, njofton Policia./Objektiv/