Ambasada Gjermane në Prishtinë ka pezulluar dhënien e vizave të punës për kosovarët deri në vitin 2026.
Krejt kjo, pasi vetëm brenda 13 ditësh ka pranuar 8 mijë kërkesa, duke përmbushur kështu të gjitha kuotat e lejuara, njofton KlanKosova.
Kjo tregon se interesi i kosovarëve për të emigruar në Gjermani mbetet i lartë.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bashkatdhetarët po kthehen nga Gjermania dhe se ekonomia gjermane po përballet me recesion.