Me 8 Mars u bën 8 vjet, kur pushoi së rrahuri zemra fisnike dhe bujare e babait, gjyshit, stërgjyshit, vjehrrit dhe xhaxhait tonë – Hoxhë Ramadani Tahiri!
E kujtojmë me mall të pashuar, për mësimet, shembëlltyrën dhe trashëgimin që na la, e gjithë Familja Tahiri në Malishevë, Gjilan, Berlin dhe në Zürich! pushoi se rrahuri zemra e babait dhe gjyshit tone, hoxhe Mulla Ramadan Tahiri nga Malisheva e Gjilanit.
Hoxhe Mulla Ramadan Tahiri nga Malisheva e Gjilanit, per nje gjysmeshekulli sherbeu si imam ne xhamine e fshatit, duke qene model i hoxhes dhe i luftetarit te denje per “Fe dhe Atedhe”. Ai ishte dashamir i madh i dijes dhe shkolles, keshtu perveq qe kishte kryer medresen e rregullt kishte mbaruar dhe shkollen per ndihmes mjekut ne Prizeren dhe nje shkolle tregetie. Perpara se te merrte detyren e imamit ai menjehere pas Luftes se Dyte Boterore kishte krye detyren e inspektorit sanitar dhe kishte udhehequr aksionin per dezinfektimin dhe deretizimin e teritorit te komunes se Gjilani dhe me gjere. Mulla Ramadani ishte pjesemarres aktiv ne Betejen e njohur te Rainces me 1945, kur me shume bashkeluftetare nga Anamorava rrafshuan per toke Brigaden partizano-çetnike, e cila po masakronte civilet shqiptare ne fshatrat e Lugines se Presheves. Ai ishte propagues i madh i shkollimit te te rinjeve. Keshtu , per t’u dhene shembull te tjereve, ai i pari nga fshati dergoi ne shkolle te mesme vajzen e vet Elmazen me cka vet theu akullin per vazhdimin e shkollimit te vajzave, shkolla e te cilave deri ateher perfundonte me shkollen fillore, ku pos djalit të madh që punonte jashtë në zvicer, Abdullahut tashme dëshmor i kombit, ai kishte edhe djalin tjeter Sabri Tahiri ishte prof.dr.prodekan dhe drejtues i Fakultetit të Edukimit në Gjilan, si dhe Ibrahimin ekonomist dhe veprimtar i njohur.