Një lajm i mirë vjen nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ku një 82-vjeçare i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas problemeve shëndetësore në pjesën e abdomenit.
E moshuara kishte ankesa në pjesën e abdomenit, ku ishte konstatuar një tumor i madh që kishte prekur këtë pjesë të trupit.
Operacioni është kryer me sukses nga ekipi i Kirurgjisë dhe Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.









