Dita e sotme ka shënuar numrin më të madh të personave të vdekur nga sëmundja Covid 19. Në njoftimin zyrtar të IshPK’së, raportoi se numri i të vdekurve ka shkuar në 75 persona.
Nëntë është numri i kosovarëve që sot humbën jetën si shkak i coronavisurit. Ky është numri më i madh i të vdekurve që nga fillimi i pandmisë.
Në njoftimin e së shtunës, IKSHPK njoftoi se numri i të vdekurve kishte shkuar në 66 persona. Ndërsa, në njoftimin e sotëm thontë se ky numër ka arritur në 75 persona që kanë humbur jetën nga coronavirusi. Pra, këto dy shifrat e publikuara dje dhe sot, tregojnë se vetëm të dielën, jetën kanë humbur 9 persona.
Edhe pse në njoftimin e IKSHPK’së nuk përmendet, dyshimi është ngritur se për disa nga të vdekurit, shkaktar ka një defekt në pajisjet e oksigjenit në QKUK.
Si pasojë e rritjesë së numrit të infektuarve dhe të vdekurve, qeveria ka marrë vendim që t’i rikthejë disa nga masat kufizuese të fillimit të panedemisë. /Reporteri.net