Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot janë të hospitalizuar 97 raste, nga të cilat 93 janë me COVID-19.
Nga këta pacientë 41 janë në oksigjenoterapi, ndërsa pesë nga ta janë në gjendje kritike.
“41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ne Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike”, bëhet e ditur në njoftim.
Klinika bën të ditur se sot lirohet një rast i shëruar nga infeksioni me COVID-19 dhe po ashtu lirohet 1 rast pozitiv për vetizolim në shtëpi, pasi gjendja e pacientit është stabile.