Fc Drita ka arritur të shënoj fitore ndaj Ulpianës me rezultat 3-1.
Ka qenë një ndeshje e vështëri për tu zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, pas të reshurave të shiut, e cila i’u pamundësoi dy ekipeve të zhvillojnë lojën e tyre.
Golin e parë e realizoi Arbnor Muja në pjesën e parë, kur realizoi nga afërsia për 1-0.
Ulpiana përmes Egzon Qerimi shënoi gol e barazimit, Drita në fund të ndeshjes fitoi penallti, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Astrit Fazliu për 2-1.
Drita shënoi me Marko Simonovskin për rezultatin përfundimtar 3-1, ku dhe Drita e mbyll stinorin vjeshtor me 34 pikë.