Skuadra gjilanase Fc Drita, sot ka zhvilliar lojën e fundit të edicionit vjeshtor, ku fitoi me rezultat 3 me 1 shkruan Radio Star.
Në stadium është parë edhe i pari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe afër tij ishte edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli.
Hyseni lojën e sotme e ka përcjellur nga shtëpia e cila së shpejti pritet të rrënohet.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë edhe nga afër rrjedhën e punimeve të stadiumit të qytetit, sot ndeshja mes Dritës dhe Ulpianës është zhvilluar në kushtet më optimale për lojë, nga të reshurat e shiut, fusha ishte rënduar shumë dhe zhvillimi i një loje të bukur ishte me gjasa shumë të vogla./radiostargjilan/