Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë ditës së sotme.
Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.