Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për krizën me energji elektrike në të cilën po kalon edhe Kosova.
Gjatë përgjigjes së pyetjeve për gazetarët, se më çka po ngrohet në shtëpi pasi qytetarëve po iu kërkohet të kursejnë, Kurti ka thënë se në shumicën e rasteve nuk është në shtëpi për shkak të aktiviteteve, ndërsa për mbrëmë ka thënë se është ngrohur me batanije, transmeton Zeri.info.
“Unë pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri më shumë në makinë duke udhëtuar nga një vend në vendin tjetër, ose këtu në Kryeministri ku kemi një sistem të ngrohjes për gjithë objektin, e mbrëmë kur kam shkuar në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj që kjo përgjigje nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti. /Zëri