Kosova ka mësuar kundërshtarët në edicionin e tretë 2022/23 të Ligës së Kombeve, në shortin që është hedhur në Nyon të Zvicrës.
Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Ligës C – kategoria e tretë apo niveli i parafundit i futbollit në këtë garë – ku ishte promovuar pas edicionit të parë 2019/20
Kosova do të jetë në Grupin 2 të Ligës C me fituesin e ndeshjes mes Qipros e Estonisë, me Greqinë sërish dhe me Irlandën e Veriut.