Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të nënshkruajnë sot koalicion për të qeverisur bashkë në Komunën e Vitisë, për këtë mandat, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Bekim Azizi.
“Po, sot besoj që nënshkruhet koalicioni”, tha Azizi.
Detajet e tjera, se sa dhe cilat drejtori do t’i udhëheq kjo parti, Azizi tha se do të bëhet publike pas nënshkrimit të marrëveshjes.