Ankuesja, serbe, shtetase e Kosovës, mësuese në shkollën fillore ‘’Desanka Maksimovic’’, në Bosce të Kamenicës, ka raportuar se i dyshuari, serb, shtetas i Kosovës, ka hyrë në sallën e arsimtarëve të kësaj shkolle, dhe me fjalë banale e ka ofenduar atë. I njëjti ka tentuar edhe të godas, por është penguar nga një mësues tjetër.
Duke folur për motivin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari ishte i pakënaqur me vlerësimin nga ana e mësueses gjatë notimit të vajzës së tij.
“I dyshuari arrestohet nga ana e Policisë së Kosovës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalet në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit ngritët akuzë për “Pengim i personit zyrtar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.