Një burrë, 50-vjeçar nga Prishtina e ka denoncuar në Polici një grua, e cila sipas tij po e shqetëson, duke e ngacmuar me mesazhe e thirrje, në numrin e tij kontaktues.
Në deklaratën e siguruar nga sinjali, të cilën qytetari e ka dhënë në stacion policor, viktima ka thënë se e dyshuara përveç thirrjeve e mesazheve, po i dërgon edhe fotografi dhe në të njëjtën kohë i ka kërkuar edhe mbushej elektronike.
Edhe pse burri ka deklaruar se i kishte dërguar mbushje elektronike të dyshuarës rreth 300 euro, të njëjtën nuk e njeh dhe nuk ka ndonjë marrëdhënie me të.
Pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit, rasti është hapur si “ngacmim” dhe kanë nisur hetimet.