Ka vdekur 3-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 për qind, pasi shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.
“Fatkeqësisht, s’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegjet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka për Sinjalin.
3-vjeçari ndodhej i vetëm në dhomë, kur shpërtheu zjarri në shtëpinë e tij në fshatin Saraishtë të Feriazajt.
Që nga 25 dhjetori, kur ndodhi rasti, fëmija po trajtohej në QKUK, ku pas mesnatës ndërroi jetë.
Shefi i Emergjencës, Naser Syla, i pati thënë Sinjalit se fëmija kishte pësuar djegie në 75 për qind të sipërfaqes së trupit.