Gjatë ditës së sotme vizitova Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspeksionit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Financave, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë si dhe Drejtorinë e Bujqësisë. U njoftuam nga afër me stafin e drejtorive, projektet dhe proceset aktuale të punës.
Koordinimi e vazhdimi i punës është i rëndësishëm për nevojat e qytetit. Kërkesat e komunitetit janë të shumta, prandaj angazhimi është detyrim për të gjithë. Bashkëpunimi, pa interesa e dallime, është çelësi drejt zhvillimit e mirëqënies për të gjithë.