Në kohën kur janë shtuar vjedhjet nëpër lagje të ndryshme të Kosovës, disa nga të cilat përfunduan edhe tragjikisht për disa banorë që pësuan në pronë të vetën, ndër qytetarë është shtuar kërkesa që Policia e Kosovës të nis patrullimet. Shumë nga këto lagje nuk janë të pajisura me ndriçim publik, kurse edhe reduktimet që po lënë shumë vendbanime në terr edhe më tepër kanë shtuar drojën e qytetarëve, të cilët këtë shqetësim po e shfaqin haptazi.
Sipas qytetarëve, Policia e Kosovës duhet të jetë sa më vigjilente dhe t’i shtojë patrullimet, duke bërë me dije që këtë dukuri të vjedhjeve t’a çrrënjos dhe që qytetarët të ndjehen më të sigurt në shtëpitë e tyre. Ata policinë e shohin si shpresën më të besueshme dhe të vetmen dhe duan që policinë t’a shohin më të pranishme teksa patrullon nëpër çdo cep të komunës shkruan Radio Star.