Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka dorëzuar padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Me këtë rast ajo tha se ministri i ka gënjyer bujqit dhe se ka përfunduar koha kur deputetët akuzohen e sulmohen nga kushdoqoftë.
Ajo ka shtuar se do të vazhdojë punën e deputet në ngritjen çështjeve në interes të qytetarëve të vendit dhe nuk do të lejojë që askush ta pengojë punën e saj e as të partisë që përfaqëson.
“Unë sapo e kam dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore. Faton Peci do të ballafaqohet me mua në gjyq për shpifet e tij të ulëta me qëllim të dëmtimit të imazhit si deputete dhe përfaqësuese e popullit në Kuvend”, tha ajo.
Padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.