Policia e Kosovës ka njoftuar se është shqiptuar gjobë ndaj një shoferi me targa të Serbisë, i cili nuk e kishte të vendosur letrën ngjitëse në targa.
I njëjti është dënuar me 60 euro gjobë nga Policia e Kosovës.
“Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qyqarëve-mediave, identifikohet vetura me targa të Serbisë që nuk vendos stikersa në targa. Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse. Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm”, thuhet në njoftimin e policisë.