Monumenti i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, sikur çdo vit që pëson ndryshime edhe këtë vit pritet të sjellë befasi.
Para pak çastesh janë parë disa punëtorë duke e larguar tërësisht NEWBORN-in.
Kosova më 17 shkurt feston 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Arsyeja e largimit të shkronjave historike është renovimi i tyre ne prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka shkruar në rrjetin social, Fisnik Ismaili-ideator i këtij obelisku.