Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar paraqitjen e Treshi Përsheshi Junior.
Ai thotë ripërsëritja e skeçeve i dha ndjenjë jashtëzakonisht të mirë.
Postimi i plotë:
Nuk pata pritje prej Treshi Përsheshi shumë. Mendova se djemt e aktorëve tonë kanë bo skeqe të reja dhe kanë mendu thjeshtë me përfitu prej emrit të prindve (jo me të keq).
Por pata një befasi të madhe. Ripërsëritja e skeqeve apo kopjimi i origjinaleve më dha ndjenjë jashtëzakonisht të mirë në disa nivele.
1. Të tre djemtë ishin të shkëlqyeshëm. Aktrimi i tillëe është shumë i vështirë sepse përvec lëvizjeve dhe tekstit duhet me ta përçu energjinë e njejtë. Hallal të treve.
2. Disa mund të thonë se i kanë baballarë i njohin dhe i dijnë skeqet e tyre përmendsh prandaj lehtë. Si djal i aktorit them se jo. Po i njohin por duhet punë e jashtëzakonshme me e arrit këtë që pash. Kjo tregon dashuri të jashtëzakonshme të fëmijëve për prindin për secilin prej tyre. Dhe kjo mi bëri sytë me lot gjatë skeqeve.
3. E fundit po më e mira. Skeçet për mua ishin një kërkesë për kthim në normale. Tre djem të ri të rritur në teknologji e botë të shpejtë e Covid etj etj disa kërkuan një kthim në një botë normale edhe pse në kohë të okupimit. Na kthyen në humorin e thjeshtë të skeqeve që na mbante gjallë. Ne të mirën e kohlve të vështira.
Në krejt këtë situatë, ma dhanë një ndjenjë jashtëzakonisht të mirë për 2022. Ndjenjë të punës, dashnisë, e normales në këtë botë të çmendur të krizave e covidit. Jam i sigurt se 2022 do jetë ashtu. Flm Bim, Artan, e Bekim për këtë. Ja u kthefshim për të mirë.Me këto ndjenja ju uroj të gjithëve vitin e ri. Duke kujtuar baben tim që thoshte dashni punë e jetë normale për të gjithë. Por mbi të gjitha, moa harroni me qesh. Urime 2022!