Njerëz në mbarë botën vazhdojnë të sëmuren dhe të vdesin nga COVID-29. Shumica e viktimave janë të pavaksinuar.
A do të përfundojë pandemia në një të ardhme të parashikueshme, apo do të duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin që e shkakton sëmundjen COVID-19?Francis Collins është drejtor në largim i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA.
Ai thotë se është e mahnitshme se si vaksinat kanë arritur të jenë të sigurta dhe efektivë në më pak se 12 muaj.“Shumëçka varet nga mënyra se si do të rrisim numrin e vaksinave që do të arrijnë te njerëzit në ato pjesë të botës që ende nuk kanë përfituar nga ky zhvillim i mahnitshëm shkencor. Është e mahnitshme që vaksinat kanë arritur të jenë të sigurta dhe efektive në më pak se 12 muaj. Nuk e kemi parë këtë kurrë më parë.
Por, shumë njerëz vazhdojnë të presin. Dhe kështu SARS-COVD-2 vazhdon të bëjë festë të madhe në pjesë të ndryshme të botës”, ka deklaruar Collins.Shpresa për vitin 2022 është që vaksinat kundër koronavirusit të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër varianteve të reja të koronavirusit, përfshirë variantin Omicron që është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, në muajin nëntor.Omicron ka më shumë mutacione se varianti dominues Delta.Disa druajnë se kjo mund ta bëjë atë më ngjitës, më të rrezikshëm ose më rezistues ndaj vaksinave aktuale.Dr. Collins ka thënë në fund të nëntorit se shfaqja e Omicronit nuk është lajm i mirë, por se nuk ka vend për panik.Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë më 29 nëntor se është shumë herët për të nxjerrë përfundime.“Nuk e dimë ende nëse Omicron ka të bëjë me transmetim më të madh, me sëmundje më të rëndë, me më shumë rrezik infeksioni apo me rrezik më të madh për shmangien e vaksinave. Shkencëtarët në OBSH dhe në mbarë botën po punojnë urgjentisht për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve”, ka deklaruar ai.
Izolimet, kërkesat për mbajtjen e maskave dhe kufizimet sociale janë dëshmuar si masa efektive për kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Ato kanë gjasa të mbesin pjesë e jetës sonë edhe në vitin 2020.Shumë vende në Evropë kanë rikthyer masat e tilla, kryesisht për të pavaksinuarit, pasi shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm gjatë vjeshtës dhe fillimit të dimrit.
Paul Hunter, profesor në Shkollën e Mjekësisë Norëich në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se izolimet u kanë dhënë kohë shkencëtarëve për të zhvilluar vaksina, por shton se efektiviteti i tyre do të zbehet.“Kjo është ana tjetër e këtyre ndërhyrjeve jofarmaceutike, ato nuk e parandalojnë kurrë infeksionin. Ato e zvogëlojnë përhapjen dhe, për rrjedhojë, shtyjnë shumë infeksione që do të ndodhnin më herët”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se çrrënjosja e sëmundjes COVID-19 nuk është opsion dhe se virusi SARS-CoV-2 është këtu për të qëndruar.Por, megjithatë, ai shton se rreziku për jetën e njeriut do të zvogëlohet shumë.“Ky nuk është koronavirusi i parë që ka shkaktuar një pandemi shkatërruese. I fundit ka qenë ndoshta rreth 130 vjet më parë, gripi rus.
Dhe, në fund të vitit, virusi qëndron. Virusi që ka shkaktuar gripin rus 130 vjet më parë dhe ka shkaktuar miliona vdekje, vazhdon të jetë me ne, por është vetëm një nga shkaqet e një ftohjeje të zakonshme. Shumica e njerëzve që punojnë në imunologjinë e sëmundjeve infektive, bien dakord se ky virus do të bëhet vetëm një shkaktar tjetër i të ftohtit të zakonshëm, brenda pak vitesh”, ka deklaruar ai./REL/