Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka ndryshuar pamjen dhe është nisur drejt Kamerunit për ta përfaqësuar Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës të hënën.
Ylli i të kuqve e shënoi golin e 23-të të këtij sezoni në barazimin 2:2 kundër Chelseat të shtunën në Stamford Bridge.
Por Liverpooli do të jetë pa Salahun gjatë gjithë muajit janar, derisa ai do të luajë për Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës në Kamerun.
Dhe Salah ka treguar se është i gatshëm për sfidën.
Ai e publikoi një fotografi pranë anësorit të Aston Villës, Trezeguet, derisa ky i fundit po flinte, duke e shfaqur prerjen e flokëve.
Egjipti e nis turneun më 11 janar kundër Nigerisë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Sudani dhe Guinea-Bissasu.
Salah do të shpresojë ta dërgojë Egjiptin në finalen e 6 shkurtit.