Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur punëtorja e Policisë së Kosovës, Drita Musliu.
Vdekjen e saj e kanë bërë të ditur kolegë të Dritës.
E ndjera për shumë vite kishte punuar në administratë të Policisë së Kosovës është vlerësuar për punën e bërë.
Më poshtë shkrimi i plotë nga një koleg i të ndjerës Drita Musliu:
Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegës bashkpuntores ne DRP në Prishtinë Drita Musliu . Kjo vdekje e papritu na ka prekur shumë si koleg të saj , jo vetëm pse e kishim kolege por nga ajo se Drita ishte nje antare e denjë e Policisë së Kosovës ( staf civil) , nje grua familjare , një grua besnike dhe e pa lodhshme. Ngushllime familjes dhe gjithë kolegëve që e njohën Driten.