Para pak çasteve është anuluar seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, sipas informatave të fundit Radio Star merr vesh se shkaku i shtyrjes së kësaj seance, nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike, në këtë seancë është pritur të zgjidhet kryesusi i kuvendit komunal.
Njoftimi i plotë:
Njoftim
Seanca e Kuvendit Komunal e paraparë për sot (5.01.2022) shtyhet për një ditë tjetër. Për datën e mbajtjes se seances do te njoftoheni me kohë.
Me respekt: ZIP