Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Luan Aliu (LVV) ka rikujtuar sot babain Hamitin, kryevalltarin e Karadakut, në 75-vjetorin e lindjes.
‘Janë disa momente, disa data që përjetësisht mbesin të pranishme edhe atëherë kur të pranishëm fizikisht nuk i kemi afër njerzit që lidhen me këto të lartpërmendurat!
Gagë, ti ke vetëm ditëlindje, ishe vëlla, bashkëshort, baba, gjysh dhe shok përplot jetë. Na solle vlera dhe hare që të gjithëve.
Andaj si të tillë, do të kujtojmë edhe në ditëlindjen tënde, por edhe çdo ditë tjetër.
Me mall kujtojmë 75 vjetorin e lindjes tënde duke të mbajtur përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona’ – ka shkruar ai.
Hamit Aliu (05.01.1947- 20.03.2021) ka punuar për shumë vite në shkollën “Bajram Curri” në Shurdhan dhe njëherësh ishte edhe themelues i Ansamblit të këngëve dhe valleve autoktone ‘Bajram Curri’.
Ai ishte një ndër vallëtarët më të mirë në gjithë shqiptarinë. /Mediafokus.info