Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në facebook, ka treguar se sot është arritur memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Organizatës Islamic Relief Kosova.
Hyseni ka treguar se së shpejti në Gjilan, do ta sjellin aparaturën e mamografisë.
Postimi i plotë:
Sot, kemi arritur memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Organizatës Islamic Relief Kosova. Së shpejti do të sjellim aparaturën e mamografisë. Këtë shërbim, banorët e Gjilanit do të kenë mundësinë ta kryejnë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Në këtë takim u dakorduam që bashkëpunime të këtilla, të rëndësishme për komunitetin, do të ketë edhe në të ardhmen.