Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë i vdekur dhe janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 20 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 872
“Nga 5474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë i vdekur. Sot janë shëruar 20 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 872”, thuhet në njoftimin e MSH-së.