Të nderuar votues të AAK-së dhe qytetar të Gjilanit, me habi të madhe lexova lajmin në portalet lokale për përjashtim nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan të asambleistes më të votuar znj. Ardita Ukshini nga të gjitha funksionet e partisë nga Ushtruesi i Deryrës së Kryetarit të Degës në Gjilan, Bajram Hasani.
Unë jam anëtare e kryesisë së AAK-së dega në Gjilan dhe gjithashtu anëtare e Këshillit Drejtues në Gjilan si organi më i lartë i degës, deri në këtë moment nuk kemi mbajtur asnjë mbledhje fizike apo konsultim përmes telefonit për të diskutuar në lidhje me përjashtimin e asambleistes Ardita Ukshini. Gjithashtu, në bazë të konsultimeve asnjë anëtarë i degës në Gjilan nuk është konsultuar nga U.D. i kryetarit Bajram Hasani.
Prandaj, përmes kësaj letre të hapur shprehi revolten time dhe paknaqësinë me z. Bajram Hasani i cili së pari është vendosur ushtrues deryre pa vullnetin e degës së Gjilanit dhe të Këshillit Drejtues, e pastaj shkeljen e statutit të AAK, si një dokument i shenjtë për funksionimin e partisë. Z. Hasani ka marrë vendim në kundërshtim me nenin 7, pika 3 dhe 4 të statutit të AAK-së.
Gjithashtu, mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, me veprimet e tilla të AAK në Gjilan, shumë shpejt dega do të mbetet vetem me Bajram Hasanin!