Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy persona.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit, ndërsa janë përfshirë tri automjete.
Në total, 11 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit, ndërsa dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët e marra dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë.Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.Njoftimi i plotë i policisë:
Vdesin dy persona në aksident trafiku Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janëë duke u marrë me rastin. Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.