Në udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, të hënën është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të gjithë gjyqtarëve, duke përfshirë edhe të Degës në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë.
Në këtë mbledhje, kryetari Azizi ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2021, më pas është lexuar Plani Vjetor i Punës për Vitin 2022 dhe janë diskutuar çështje të ndryshme.